Presidenti Ilir Meta tha sot gjatë një konference shtypi se Durrësi ka...

Presidenti Ilir Meta tha sot gjatë një konference shtypi se Durrësi ka tre “banda”

176
0
Shares

“Në Durrës janë tre banda, Vangjush Dako; Ard Çela i OSHEE dhe i treti është Lefter Koka me djalin dhe bandën e tij që terrorizojnë vajzat dhe gratë që të mos votojnë për LSi. Kemi duruar korrupsionin e tij dhe ato të djalit të tij. Djali i tij del me pistoletë pa leje dhe shkon shtëpi më shtëpi. Vazhdojmë që ta kuptoni më thjeshtë. Është në SPAK kjo. Ta dëgjojnë dhe ndërkombëtarët. I ka SPAK këto se nuk i lë Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Ndodh një gjë… Këtu të gjithë këta, Gim Seferi që bëri sikur iku nga LSI. Vjedhin bashkë me Lefter Kokën që të blejnë vota për Edi Ramën. Ja dhe Arbër Shtylla, shoku i djalit që të marrë lekët rehat Lefteri. Ja dhe Klodian Zoto që është bosi i të gjithëve. Evazioni është 22 milion e ca euro. Vidhen se duhet të shkojnë nëpër spitale, etj. Po këto lekë i duhen bandës për të blerë votat. E për të blerë votat e LSI se rritet. Sa më shumë gjethe të kalbura i bien, aq më shumë rritet. Alqi Bllako mban përgjegjësi pas Lefter Kokës”, ka shpjeguar Meta.

Në vijim Presidenti Meta tha se Lefter Koka dhe i biri terrorizojnë vajzat dhe gratë në Durrës që të mos votojnë LSI.

“Lefter Koka me djalin dhe bandën e tij që terrorizojnë vajzat dhe gratë që të mos votojnë për LSi. Kemi duruar korrupsionin e tij dhe ato të djalit të tij. Djali i tij del me pistoletë pa leje dhe shkon shtëpi më shtëpi. Vazhdojmë që ta kuptoni më thjeshtë. Është në SPAK kjo. Ta dëgjojnë dhe ndërkombëtarët,”, tha Meta.a.c

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY