Basha fton administratën të votojë masivisht, i siguron për vendin e...

Basha fton administratën të votojë masivisht, i siguron për vendin e punës

131
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha apeloi tek administrata të votonte masivisht për ndryshimin për të hequr qafe ata që i përdorën si skllevër për firma.

”Kam një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për administratën publike, mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin”, tha Basha nga emisioni Open në Top Channel.

Lulzim Basha: Edhe njëherë thirrja që kam është mos e dyshoni. Do të jetë fitorja më e thellë sepse janë zgjedhjet më të rëndësishme. Ndaj pjesëmarrja masive me votë me 25 prill është garancia më e madhe. Dhe thirrja ime meqë jemi në një televizion, i cili shikohet në veçanti, i drejtohemi një audience të veçantë nga interesi i madh i administratës të cilët e ndjekin me ankth 25 prillin dhe kanë qenë subjekti 2-3 lëvizjeve të fundit të cilat po kështu tregojnë ankthin e humbjes me 25 prill. Presion për të çuar karta identiteti, numra telefoni për të identifikuar votues, presion me vendin e punës, presion për të mos shkuar për të votuar e atyre që dyshohen se do të votojnë kundër, presion se po të vijë Partia Demokratike do t’i heqë nga puna. Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për tre gjithë punonjësit e administratës, për të gjithë nëpunësit publik, punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit, policisë së burgjeve, forcave të armatosura, mjekët, infermierët, mësuesit, nga sanitarët të çdo nëpunës i çdo rangu, nga ata që marrin ato rroga 400, 500, 600, 800 mijë lekë dhe shohin shefat e tyre që me një dorë vjedhin 400 mijë euro, ministrat 4 milion dhe kreun e piramidës në krye të babëzisë, mos kini asnjë frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin. I vetmi ndryshim më 25 prill që do të votoni, është largimi i atyre që ju kanë përdorur si skllevër dhe kthimi i dinjitetit, i qetësisë dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve.

Më herët Basha tha se aferat korruptive të PPP do të shqyrtohen përmes ligjit antimafia.

Lulzim Basha: Nuk ka përparim me inceneratorët. Inceneratorët janë besoj siç e kanë thënë edhe kolegët tuaj të BIRN-it ndoshta afera më e pastër korruptive e këtyre viteve prandaj do ti nënshtrohen ligjit anti-mafia.

Enton Abilekaj: Po si do trajtohen plehrat pastaj?
Lulzim Basha: Sipas planit të miratuar me ndihmën e qeverisë gjermane dhe afro 15 milion euro të taksa-paguesve gjermanë të cilin e anuluan brenda ditës për ti hapur rrugën mafies së inceneratorëve.
Enton Abilekaj: Tek çmimi i naftës thatë që do hiqni taksën Rama që është 240 lekë. Kjo do të thotë që çmimi i naftës do të ulet vetëm 240 lekë apo do ketë masa të tjera për uljen e çmimit të naftës që të bëhet më konkurrent sesa rajoni?
Lulzim Basha: Kjo në planin tonë ekonomik do të jetë një ulje e cila do ta bëjë naftën shqiptare, karburantin shqiptar të konkurueshëm më karburantin në rajon.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY