TALO ÇELA/ Gjykata vendos arrest me burg në mungesë për të shumëkërkuarin

TALO ÇELA/ Gjykata vendos arrest me burg në mungesë për të shumëkërkuarin

70
0
Shares

Gjykata e Beratit caktoi sot arrest në burg në mungesë për Talo Çelën, i dyshuar për atentatin ndaj Irfan Azizit.

Besohet se dosja hetimore ndaj tij pritet t’i kalojë për kompetencë SPAK, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllanë, Bujar Çelën.

Babai i tri vajzave, 62 vjeç, u qëllua me mbi 10 plumba nga tre persona.

Policia e Shtetit vendosi në korrik të vitit të kaluar si shpërblim 10 mijë euro për qytetarët që japin informacion për Talo Çelën, lindur dhe banues në Elbasan.

Sipas Policisë së Shtetit, ky person është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për një sërë ngjarjesh kriminale. Talo Çela “është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia”.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim””. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY