Patronazhistët, veç të dhënave të vjedhura bëjnë edhe biografinë sociale për ti...

Patronazhistët, veç të dhënave të vjedhura bëjnë edhe biografinë sociale për ti joshur për vota

217
0
Shares

Disa media kanë publikuar të dhëna nga formulari i patronazhistëve duke dhënë pamjen e një database partiake që nuk implikon institucionet shtetërore që mbrojnë të dhënat e qytetarëve.

“Aty tregohet me detaje për votuesit ku përveç të dhënave personale si emër dhe mbiemër, jepet edhe numri i telefonit celular. Por, në shumë raste patronazhistët informojnë bazën e partisë jo vetëm për përkatësinë politike të zgjedhësit, por përdoren edhe terma të tillë si “do të mbahet nën vëzhgim”, shkruan gazeta Panorama. Por në fakt duhet theksuar se bëhet fjalë për dy pamje të ndryshme, të dhenat e ID, tel qe janë sekrete dhe nuk kanëmpse të ndodhen në një seli partiake dhe shënimet e pattonazhistëve që janë zë turpshme por gjithsesi opinion i tyre.

Më poshtë disa nga kategorizimet e patronazhistëve për ‘objketet’ e tyre, publikuar sot nga Panorama:

“Nuk voton për shkaqe feje, por do mbahet në vëmendje që ti mbushet mendja”- shkruan një nga patronazhistët.

“Nese futet ne pune e shoqja Alberti bashke me pjestaret e familjes votojne, e nusja Albetit ka konkuruar mbi 7 herë”, shkruan dikush tjetër.

“Votojne PS nese e shoqja e Albert D. rregullohet ne pozicionin e punes si edukatore, pasi ka dhene mbi 7 here provimin”.

“Duhet ti behet legalizimi i banesës”- këshillon një patronazhist tjetër.

“Referuar fillimisht si PD. Te mbahet ne monitorim”.

“Z. Gega eshte me bindje socialiste, por momentalisht i zhgenjyer per mosdhenien e nje leje nga njesia administrative”.

“Duhet te kontaktohet ka folur me kryetarin per punepor akoma nuk ka fidhuar”.

“Duan legalizim te pallatit qe te votojne PS”.

“Nuk votojne se jane fetar. Mysliman ekstremist dhe sipas tyre nuk ua lejon feja”.

“Eshte i semure dhe nuk voton. Ndodhet ne spital psikiatrik. NUK KA VOTUAR NE 2019”

“Familje e djathte nder vite. Kane njerez te punesuar ne shtet I. P. ne OSHE specialist  dhe do kene cuar emr do punoj me kete, ka shanse per te na e dhene voten bashke me te shoqen”

“Jane LSI, Hajriu eshte polic krimesh ne kukes, kerkon transferim ne tirrane te kthej”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY