Meta ka një dosje për “Gestapon e Rilindjes”, mekanizmi i përgjimit nga...

Meta ka një dosje për “Gestapon e Rilindjes”, mekanizmi i përgjimit nga patronazhistët

193
0
Shares

Presidenti Ilir Meta tha pasditen e së shtunës në një konfetencë shtypi se shumë shpejt ai do të sjellë prova dhe fakte se si qytetarët po shantazhohen lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit.

“Do t’ju faktoj me prova shumë shpejt se si është ngritur një rrjet mafioz i Gestapos. Presidenti do vijë me fakte”, tha Presidenti Meta.

Ai pohoi ndër të tjera se të ashtuquajturit patronazhistë, të cilët i cilësoi fuksa, verifikojnë postimet online të qytetarëve shqiptarë.

“Patronazhisti, pasi verifikon simpatinë politike, verifikohet në rrjetet sociale se kë poston. Poston një kundërshtar të qeverisë? Atëherë hetohet kundërshtari. Ka probleme me patentën, me qeverinë, një problem tjetër? Dhe se ky problem i zgjidhet vetëm duke u përcaktuar në një drejtim tjetër politik”, u shpreh Meta.

Në vijim ai tha se ka pritur që dikush të ishte në burg duke treguar mekanizimin dhe bashkëpunëtotët se si të dhënat e çdo shqiptari janë shprëndarë kudo.

“Nuk janë patronazhistë. Janë fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite gjatë regjimit të kaluar. Shumë shpejt, prova tepër serioze përse patronazhistët janë fuksa dhe pse ky është sistemi i Gestapos për të dhunuar të gjithë ata që kanë mendim ndryshe dhe janë përkrahës të opozitës”, u shpreh Meta. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY