AKEP bllokon shkarkimin e database të PS, hetimi po zvarritet ndërsa asnjë...

AKEP bllokon shkarkimin e database të PS, hetimi po zvarritet ndërsa asnjë deklaratë nga ‘bizneset’ e shoqërisë civile

522
0
Shares

AKEP ka bllokuar tek të gjithë furnizuesit e internetit në vend shkarkimin e “files” të database të 910 mijë banorëve të Tiranës e cila disponohet përvec e Albania dhe ministrisë së Brendshme, edhe nga Partia Socialiste.

Prokuroria ka hapur hetim për skandalin më të madh që mund të ketë ndodhur në dokumentacionin që qytetarët shqiptarë ia besojnë shtetit, një Rilindjeleaks apo datagate e PS. Përveç përgjimit të mijëra qytetarëve në jetën e tyre private janë oublikuar të dhëna personale si ID, adresa dhe numri i telefonit.

Është e cuditshme se si vetëm një parti politike ka bërë denoncim, ndërkohë nuk janë ndjerë organizata të shoqërisë civile që marrin miliona nga zyra e BE në Tiranë, fondacioni Soros, AMSHC, BB, UNDP apo donatorë të tjerë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe demokracinë si Komiteti shqiptar i Helsinkit apo Grupi i të Drejtave zë Njeriut, korporata të tjera të shoqërisë civile, gjithsej 4-5 janë, që qarkullojnë deri në 90 për qind të të gjithë fondit për shoqërinë civile në Shqipëri. a.a

Si është e mundur që edhe vete SPAK, ka pyetur deri tani vetëm gazetarë. Dhe në fund pse të nisë SPAK hetim kur mund ta bëjë edhe një prokuror i thjeshtë, qoftë dhe vetëm për të dhënat e një personi, ta zëmë kryrtarit të KLP apo shefit të shërbimit sekret që ia dimë të gjithë nunrin e ID.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY