KËRKESAT/ Greva e urisë në Qaf Bari prej pes ditësh, një nga...

KËRKESAT/ Greva e urisë në Qaf Bari prej pes ditësh, një nga të përndjekurit në gjendje të rëndë

353
0
Shares

Një nga grevistët e urisë së ish të përndjekurve, Agim Kollçaku është në gjendje të rëndë. Kollçaku vuan dhe nga sëmundja e veshkave dhe më parë është operuar për një bllokim të tyre.

Protesta e ish-të përndjekurve politikë ka nisur në datë 12 prill fillimisht në Tiranë, por policia i nxori forcërisht. Por më pas ata vendosën që grevën ta bëjnë në Qafë Bari, në rrënojat e burgut famëkeq politik.

Pjesëmarrësit në grevë:

Pjesmarrësit në grevën e urisë në ish burgun e Qaf-Barit.

KRYETARI: Huanito Matrini

Sekretari: Ilir Çullhaj

Nënkryetari: Xhevdet Pashaj

Kostandin Xhordeni, i plagosur në revolten e 1984 i është keputur krahu.

Rexhep Rugija, Agim Kollçaku.

Shoqata Qendresa e Rezistenca e të Burgosurve, Persekutuarve e Trashigimtarëve Politikë të Shqipërisë kërkon me anë të kësaj greve :

1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim).

2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar

3.Kthimi i parave te mbajtura ne Faturen e demeshperblimit, nga perfitimi falas I banesave nga shteti per kategorine tone.

4.Kompensim fizik e material te pasurive te konfiskuara, pronat e tokat bujqesore te grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .

5.Njohja me ligj dhe Vleresimi I punes se papaguar  te te gjithe te denuarve dhe te persekutuarve politike

6.Status te veçante pakete ligjesh per pensionet duke u demshperblyer te gjithe te denuarit pa avokat mbrojtjeje.

7.Financa te ligjeruara per semundje profesionale te fituar dhe trasheguara nga puna e rende e me pasoja ne miniera, keneta etj.

8.Vleresimi I krimimeve te Komunizmit si krime kundra njerezimit, ne perputhje me praktikat derkombetare te shteteve ish komuniste

Kanditati për deputet i Aleancës Demokristiane Eduart Ndocaj u dërgoi disa batanije grevistëve, pasi zona ku ata janë ngujuar është shumë e ftohtë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY