LUÇIANO BOÇI/ Vota dhe shpirti nuk shiten

LUÇIANO BOÇI/ Vota dhe shpirti nuk shiten

49
0
Shares

Nga Luçiano Boçi

Me ngazëllim kam përcjellë këto ditë deklaratat e përsëritura të disa autoriteteve të shkëlqyer politike dhe morale, që kanë dënuar dhe kanë folur kundër shitblerjes së votës. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara për t’i quajtur blerësit e votës kriminelë ishte fjala e duhur në kohën e duhur.

“Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një votë dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit, që njerëzit që qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë” – tha qartazi dhe përsëritshëm ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Dy ditë më parë Prokuroria bullgare arrestoi pesë kandidatë për deputetë – menjëherë pas zgjedhjeve të 4 prillit 2021 në këtë vend. Akuza: blerje vote!

Ndërkohë në të gjitha zonat zgjedhore të Shqipërisë informacionet për blerje votash janë thuajse lajm publik: ndryshon vetëm çmimi. Në Lezhë dhe Durrës po paguajnë 300 euro, në periferi të Tiranës 150 euro, në Elbasan 50 mijë lekë… Protagonistët gjithashtu të gjithë nga i njëjti grup politik i mazhorancës.

Flitet për zarfa të shpërndarë shtëpi për shtëpi, natën, dhe për negociata të errta që neverisin konceptin e garës politike, debatin e ideve, analizën logjike.

Eshtë e kotë që t’u them njerëzve trukun: merrjuani lekët kriminelëve, por mos i votoni. Kaq e dinë edhe vetë.
Por unë mendoj se beteja kundër zvjerdhjes morale të zgjedhjeve, nuk bëhet me deklarata.

Ajo kërkon reagimin e menjëhershëm dhe pa vonesë të të gjitha agjensive ligjzbatuese, Prokurorisë dhe SPAK – për të mbledhur informacion dhe për të faktuar procesin e avancuar të blerjes së votës, si krim që po konsumohet në momentin që flasim.

Kjo betejë morale kërkon angazhimin e sinqertë të të gjithë mbështetësve të opozitës, të cilët janë shprehur të vendosur që të mos tolerojnë asnjë rast të paligjshmërisë në procesin zgjedhor.

Si kandidat i opozitës, i vihem në dispozicion çdo qytetari që ka të dhëna, ka fakte dhe prova për krimin e shitblerjes së votës, për t’i faktuar ato përpara çdo institucioni të drejtësisë dhe për të mbrojtur integritetin e qytetarëve të ndershëm.

Shitblerja e votës është krim dhe kërkon përgjigje! Sot!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY