Database e PS bëhet virale, gjithkush ka mësuar patronazhistin e vet

Database e PS bëhet virale, gjithkush ka mësuar patronazhistin e vet

604
0
Shares

SPAK ka bërë përpjekjet e para për të bllokuar aksesin në databasën e PS për 910 mijë banorët e Tiranës ndërkohë që të dhënat personale janë përhapur jo vetëm në media por edhe mes personave të ndryshëm duke u bërë ‘file’ më viral që ka qënë ndonjëherë në vend.

Prokuroria e Posaçme i ka  kërkuar AKEP-it të mundësojë bllokimin e materialit, mësohet nga burime jozyrtare. Por duket se shpërndarja ka dalë jashtë kontrolli duke u ngarkuar në ‘file’ të tjerë dhe shpërndarë përmes telefonave.

Nga ana tjetër Prokurorisë së Posaçme nuk i kanë mbërritur ende databesat e kërkuara nga AKSHI dhe Partia Socialiste për të bërë krahasimin nëse është i njëjti me atë të publikuar, raportuan mediat sot në Tiranë.

Në lidhje me perdorimin e të dhënave personale nga PS kanë reaguar Partia Demokratike dhe Presidenti i Republikës, i cili i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Posaçme,  Prokurorisë së Tiranës dhe disa institucioneve ne vend për të hetuar. Aktualisht me hetimin po merret prokuroria e posaçme e cila ka nisur verifikimet të cilat sipas kreut të SPAK, i cili deklaroi dy ditë më parë, se shumë shpejt do të dalin në një konkluzion. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY