AGRON GJEKMARKAJ/ Bregdeti i rrezikuar i Shëngjinit, pasojë e qeverisë raciste të...

AGRON GJEKMARKAJ/ Bregdeti i rrezikuar i Shëngjinit, pasojë e qeverisë raciste të Ramës

108
0
Shares

Qeveria rraciste e Edi Rames e ka lënë në meshiren e fatit Shengjinin !

Deti gati po bashkohet me keneten sepse mungojnë barrierat mbrojtese, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen.
Nese vazhdohet keshtu plazhi i Shengjinit do ketë fatin e atij të Patokut.
Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpuren e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive per plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë,asgjë vetem rrëna! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgenjyer ! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca miku i tij i dashur gazep! Për peshkataret dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbeshtetje vetem mjerim! U pat premtuar kantier per remont anijesh , heqje TVSH per naften të cilen e paguajne në blerje e po kaq në shitje të peshkut ! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike !
Dihet kush i merr. Sa here ne 3 D pat premtuar degezimin e rruges për të hyrë në Shengjin i cili në verë shnderrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin -Velipojë ! Të gjitha genjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes !
Bizneset , hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje , me kercenime e gjithçka u vjen per dore ! Probleme ka edhe me furnizimin me uje te pijshem teksa Edi Rama trumbeton ne keto 8 vjet te kunderten,turizmi kerkon investim dhe jo propagande.
Shengjini kerkon ndryshim , kerkon shprese, kerkon nderhyrje urgjente ne infrastrukture dhe plane zhvillimi per turizmin dhe peshkimim ! Shengjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e pergjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY