MIRDITË/ Policia arreston gjithë fshatin që bllokoi rrugën e Kombit

MIRDITË/ Policia arreston gjithë fshatin që bllokoi rrugën e Kombit

410
0
Shares

Policia e Mirditës shoqëroi sot në Komisariatin e Policisë 33 banorë të Thirrësnpas protestës së tyre kundër ndërtimit të një hidrocentrali që do të shfrytëzojë burimet ujore të zomës.

Ata bllokuan sot edhe rrugln e Kombit dhe u përleshën me policinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33 shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve0, njoftoi polocia e Mirditës.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.

Në Thirrë të Mirditës erdhën në mbështetje të protestës edhe qytetarë nga Kosova si dhe organizata të ndryshme, të cilat bënë thirrje për ndalimin e shkatërrimit të natyrës.

Edhe pse banoret kanë bërë kallëzim në prokurori, për falsifikim të firmave të tyre, sikur këta të fundit kanë marrë pjesë në mbledhjen e organizuar nga njësia administrative Fan në bashkëpunim me firmën ndërtuese, enda nga organet e drejtësisë nuk pasur asnjë reagim për këtë çështje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY