Basha ngre këmbë Librazhdin: Kudo ndihet etja për ndryshim. Këtu edhe më...

Basha ngre këmbë Librazhdin: Kudo ndihet etja për ndryshim. Këtu edhe më shumë

223
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen dhe tha se etja për ndryshim shihet tek dështimi i këtyre 8 viteve që shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike është në duart e vetëm 5 njerëzve të pushtetit dhe librazhdiotët u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD, para qytetarëve të Librazhdit:

Lulzim Basha: Mirë se ju gjejë! Nga zemra faleminderit për këtë pritje! Zonja dhe zotërinj, të reja e të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra, kudo që kam shkuar këtë javë, nga jugu në veri, një gjë është fare e qartë, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, datën kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. 25 prilli nuk është dita e politikanëve, është dita e popullit, dita e qytetarëve, është dita kur ju vendosni me votën tuaj për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të zgjidhur hallet dhe problemet të cilat ju janë bërë kapicë, për të hequr një herë e mirë lakun nga qafa lakun e varfërisë, e pamundësisë, për të ndaluar largimin e rinisë së Librazhdit dhe për ti dhënë rinisë së Librazhdit, rinisë që në ditët më të errëta të diktaturës i dha shqiptarëve shembujt e kurajos dhe të trimërisë, rinisë së talentuar të Librazhdit për ti dhënë mundësi për punë, për arsim, për mirëqenie. Në këtë qytet, në këtë trevë e cila ndonëse ndodhet në mes të kufinjve natyrorë e anës lumenjve, është e diskriminuar, e varfëruar, e vjedhur, e abuzuese. Tetë vite të vështira keni kaluar, dhe unë kam qenë në shtëpitë tuaja, në sipërmarrjet tuaja, tek fermerët e Librazhdit, tek të papunët, tek gratë dhe nënat e Librazhdit të cilat iu them sot e ndjej dhimbjen tuaj për fëmijët që ju largohen, e di se papunësia iu ka goditur më rëndë. Është emocion i madh ta shoh Librazhdin sot kështu sepse ju thash pak më parë shqiptarët janë të etur për ndryshim, Shqipëria është e etur për ndryshim po askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretëtirë. Dhe këto 8 vite e shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike ku gjithçka u përqendrua në duart e vetëm 4 apo 5 njerëzve të pushtetit dhe të gjithë u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi. Etja ndihet më shumë në shkretëtirë, sot 8 vite me rrallë Librazhdi është shkretëtirë, pa zhvillim ekonomik, pa mundësi, me fermerë të rrënuar ndaj etja e një populli për ndryshim është më e madhe. Masivisht me 25 prill dhe thirrje të veçantë kam sot jo vetëm për ata që janë bashkuar në këtë rrugëtim prej javësh e muajsh, për të gjithë ju që mbushni sheshet, për këtë energji të jashtëzakonshme dhe për shpresën e besimin se fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja juaj. Por thirrja ime e veçantë i shkon socialistëve të ndershëm të Librazhdit atyre që nuk i lidh gjë me hajdutët e Librazhdit, ata që ndihen njësoj si ju, ata që janë varfëruar njësoj si ju, ata që ndryshe nga shumë prej jush ndoshta kanë besuar, ndoshta kanë besuar tek premtimet e 8 viteve dhe sot janë dyfish të zhgënjyer. Bashkohuni për ndryshimin, bashkohuni me ne, të gjithë bashkë. 2 javë na ndajnë nga një ditë vendimtare, vendimtare për ju, vendimtare për këtë popull, për këta qytetarë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Dhe pyetja e vetme e cila do ti jap përgjigje, çdo prind fëmijësh, çdo i ri dhe çdo e re, çdo pensioniste dhe pensionist, çdo fermer i Librazhdit është: durohet më edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite? S do të votojmë për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë për të zhvilluar ekonominë, për të ruajtur mirëqenien? Kjo është e vetmja pikëpyetje më 25 prill dhe unë e dëgjoj përgjigjen, unë e shoh përgjigjen, e prek atë më 25 prill Librazhdi voton për ndryshimin! Voton për Aleancën për Ndryshim, ndryshimin i cili do të prek çdo familje të Librazhdit, të Elbasanit e të mbarë Shqipërisë. Bashkë për ndryshim! Librazhdi fiton1 Shqipëria fiton!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY