Pse u arrestua ish drejtori i aviacionit civil

Pse u arrestua ish drejtori i aviacionit civil

351
0
Shares

Policia ka shoqëruar sot ish-drejtorin e Aviacionit Civil, Petrit Sulaj fillimisht për t’i marrë një deklarim.

Sulaj ka qënë drejtor pas vitit 2011 dhe është i propozuar atje nga LSI. Rama ia përmendi emrin ose më mirë nofken një ditë më parë. Ndalimi i tij furnizon alibinë e Ramës se bllokimini Rinasit ishte vepër e Berishës dhe Metës.

Ndërkohë që tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, akuzohen nga ana e policisë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY