TIRANË/ Aksident te rruga e Kavajës, dy të rinj më spital, disa...

TIRANË/ Aksident te rruga e Kavajës, dy të rinj më spital, disa makina të goditura

199
0
Shares

Dy të rinj u plagosën dhe u dërguan në spital pasi makina e tyre u përplas me një rradhë makinash në rrugën e Kavajës.

“Rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, deklaron policia e Tiranës.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY