SHËNIM/ Pozicion strategjik po. Por edhe punonjësit aty janë strategjikë

SHËNIM/ Pozicion strategjik po. Por edhe punonjësit aty janë strategjikë

102
0
Shares

Për shkak të arrogancës së qeverisë sot gjithë ditën e ndoshta edhe nesër, nëse nuk vijmë kontrollorët e Erdoganit, janë mbyllur fluturimet në Rinas.

Kontrollorët kanë lënë punën për shkak se nuk janë degjuar në kërkesën e tyre për pagat edhe pse autoriteti që i menaxhon ata ka kryer shpenzime disa milionëshe edhe për ujitje bari në jo më shumë se 300 metra katror livadh para Albkontrollit.

Kryeministri e ka konsideruar rastin grusht shteri ndërsa qeveria ka kërcënuar me burg kontrollorët nëse nuk nisin punën. Të gjithë aegumentat e qeverisë kundër 68 personave, të vetmit në aftësitë e tyre për të orientuar avionët në këtë vend, sillen tek fakti se sektori ku ata punojnë është strategjik.

Po. Sektori është strategjik për Shqipërinë për shkak se është i vetmi aeroport në vend. Mijëra qytetarë kanë mbetur në rrugë  , dërgesa pa ardhur e dërguar, lëkundet besimi në Rinas.

Por nëse qeveria e trajton me shumë vëmëndje sektorin strategjik, njerëzit që punojnë aty janë strategjikë apo jo. Ata janë po aq strategjikë sa sektor. Dhe sektori është strategjik se njerëzit që punojnë atje po ashtu janë strategjikë.
Pse Albkontrolli konsideron strategjik vetëm barin qe e ujit me miliona dhe jo kontrollorët që e bejne të gjallë dhe strategjik atë vend pune që mbajnë.

Arroganca e kësaj qeveeie mund të na heqë Rinasin, sic e hoqi Kalivaçin-110 milionë euro,  do heqë edhe shume gjëra të tjera strategjike në Shqipëri pikërisht se ka një kuptim të kufizuar për strategjiken. Ajo nuk e sheh atë plotësisht, bile në shumë raste nuk e sheh fare. Sami Neza

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY