Meta u bë thirrje kontrollorëve të kthehen në punë

Meta u bë thirrje kontrollorëve të kthehen në punë

60
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha nga Vlora që kryeministri Edi Rama duhet t’i thërrasë mendjes në lidhje me atë që po ndodh në Albcontrol.

Presidenti Meta gjeti momenton të bënte edhe ironi me aeroportet duke theksuar se atë të Vlorës nuk e kishte gjetur por kishte ulur avionin në aeroportin e Orikumit.

Meta: Në këtë moment delikat dua të shpreh keqardhjen time të veprimit të atyre kontrollorëve. Kryeministri në detyrë duhet t’i thërrasë mendjes. Nuk jemi në Amerikën Latine këtu përpara disa dekadave. Unë nuk e humbas durimin. Nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen, që kanë vetëm një problem; dramën e zgjedhjeve pluraliste, të cilat do të bëhen dhe nuk e luan topi.

Unë e ftoj kryeministrin, ministren, Sindikatën të bëjmë takime të afërta, edhe përfaqësues të vendeve të NATO-së, Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane të kontrollit të trafikut ajror sepse kemi detyrime, që të zhvillojmë një bisedë dhe të japim një zgjidhje të logjikshme kësaj situate.

Siç u kam thënë edhe kontrollorëve, duhet të jeni të detyruar të jeni realist. Zgjidhje në raport me Kosovën apo ndonjë vend tjetër të rajonit, duhet të japim. Në mënyrë që siguria kombëtare të sigurohet. Gjithë ky tension është artificial, është një marrëzi.

Avioni u ul në aeroportin e Orikumit këtë radhë se të Vlorës nuk e gjeta dot. Vetëm një i marrë mund ta bëjë këtë. Kjo është një shaka shumë të rëndë. Zgjidhje daneze nuk ka por siç ka bërë Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ka.

Në vijim Meta i bëri sërish thirrje kontrollorëve që të rikthehen në detyrë dhe të qëndrojnë pa asnjë lloj stresi, sepse çdo padrejtësi ua garanton Presidenti që do të plotësohet

I sigurojë të gjithë qytetarët që janë shqetësuar dhe dëmtuar për shkak të kësaj situate që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë. I them kontrollorëve qëndroni në detyrë dhe sa më të qetë se ju duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi se kështu ua kërkon puna dhe çdo padrejtësi ua garanton Presidenti do të plotësohet. Nëse qeveria jep zgjidhje të arsyeshme sot do të duartrokasim edhe kryeministrin në detyrë”, tha Meta. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY