COVID/ Ulet fasha në +65 javën që vjen, me fokus të sëmurët...

COVID/ Ulet fasha në +65 javën që vjen, me fokus të sëmurët kronikë

162
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit  masiv në Fier.

“Në Fier ka nisur vaksinimi në qendrën e përqendruar të vaksinimit është hapur ditën e djeshme. Kemi arritur mbi 185 mijë vaksinime përgjatë këtyre ditëve. Në Fier kemi kaluar 16 mijë vaksinime ndërkohë që vijohet edhe me Policinë e Shtetit sot edhe me gazetarët dhe operatorët e terrenit dhe sigurisht të moshuarit të fashës +70. Përgatitemi të ulim fashën këto ditë dhe të kemi një përqendrim tek të sëmurët kronikë”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se javën e ardhshme pritet të vijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer dhe Sinovac.
“Janë mbi 125 mijë të moshuar të vaksinuar deri sot në qytete dhe në të gjithë fshatrat dhe zonat e thella, në ambulanca, pra kemi bërë një shpërndarje 100% të vaksinave. Presim që java që vjen të kemi sërish vaksina te Pfizerit dhe gjithashtu serinë e ardhshme të Sinovakut që brenda javës që vjen pritet të mbërrijë, për te hapur kështu dhe fashën +65, edhe +60 me të sëmurët kronikë”, tha Manastirliu.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 185,497 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat 126,146 vaksinime për të moshuarit. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY