KPA lë në fuqi shkarkimin e Përparim Kullurit

KPA lë në fuqi shkarkimin e Përparim Kullurit

115
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të ish-Prokurorit për Krimet e Rënda Përparim Kulluri.

KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin më 6 Nëntor të vitit 2019 për shkak të kontakteve me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje, si dhe për mosjustifikimin e pasurisë.

Vendimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.1/2020, datë 08.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri, kundër vendimit nr. 202, datë 06.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 202, datë 06.11.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 31.03.2021.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY