Publikohet marrëveshja për patentat mes Shqipërisë dhe Italisë

Publikohet marrëveshja për patentat mes Shqipërisë dhe Italisë

267
0
Shares

Është publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja me Italinë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve fqinje, nënshkrua me 18 mars ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Marrëveshja lejon që të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike.

Pas kërkesës që Edi Rama i bëri ministrit të Jashtëm italian Di Maio, në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Buçi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY