Reshat Arbana mori vaksinën, aktori i madh nga sot i mbrojtur

Reshat Arbana mori vaksinën, aktori i madh nga sot i mbrojtur

132
0
Shares

Aktori i njohur reshat Arbana ka marrë sot vaksinën bashkë me të shoqen.

Ministrja Ogerta Manastirliu shpërndau një video në rrjetet sociale, duke bërë me dije: “Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga Covid19. Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”.

Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me aktorin, Manastirliu i bëri të ditur se duhet të tregohen të kujdesshëm për tre javë.

Dialogu:

Manastirliu: Tani çdo gjë do të shkojë mirë.

Arbana: Faleminderit!

Manastirliu: Uluni tani qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tre javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë.

Arbana: Rrofsh! Faleminderit! Na keni nxjerrë në foto e video, mirë na keni bërë!

Manastirliu: Shpresoj që çdo gjë do shkojë mbarë. Faleminderit! Do ti vaksinojmë të gjithë dhe do kthehemi në normalitet.

Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY