VIDEO/ Bie alibia e Ramës, demokratët mbajtën distancën qëndruan te makinat

VIDEO/ Bie alibia e Ramës, demokratët mbajtën distancën qëndruan te makinat

543
0
Shares

Mediat e financuara me projekte të qeverisë kanë hedhur padashur poshtë alibinë e Ramës se PD nuk ka problem shëndetin e njerëzve.

Në një video të transmetuar nga media e Carlos shihet se numri i personave në zonën qendrore të ceremonisë se PD në sheshin Nënë Tereza është mjaft i vogël dhe ruajnë distancën nga njëri tjetri. Video është marrë me dron dhe nuk është marrë para fillimit të ceremonisë sic e ka pasë zakon Carlo kur bëheshin mitingjet e opozitës para pandemisë.

Rama e drejtoi sulmin sonte ndaj ceremonisë së PD. “Ndërkohë që këtu, janë dy botë dhe ne ndërkohë që për ne patjetër fushata elektorale është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm. Zbrapsja përfundimtare e virusit mbi jetët tona. Ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi. Ne nuk mund t’i thërrasim njerëzit për t’i vënë në rrezik dhe mbi të gjitha të çojmë mesazhin e gabuar dhe të tmerrshëm se kush është më lart mund të sillet si të dojë me shtetin dhe ligjin, saqë kur bëhet fjalë edhe në një luftë mes jetës dhe vdekjes nuk do t’ia dijë se mund të mbjellë vdekjen tek ata që e ndjekin”, deklaroi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY