Rama heziton të përgjigjet për Tom Doshin: Më keq se Toma janë..,

Rama heziton të përgjigjet për Tom Doshin: Më keq se Toma janë..,

81
0
Shares

Kryeministri Edi Rama hezitoi të përgjigjej drejtëpërdrejtë gjatë një debati në Opinion pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status pyeste se nga çfarë ka frikë që nuk distancohet nga Tom Doshi.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se përgjigjen e ka dhënë drejtori i komunikimit për mediat, Endri Fuga.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga në intervistë. Të njëjtin qëndrim kam edhe unë sepse Fuga del e flet për ne, nuk flet kot. Ne as nuk jemi e as nuk do të jemi aleatë me Doshin.

Blendi Fevziu: Po ju pyes ju drejtpërdrejt

Edi Rama: Unë ja kam dhënë përgjigjen edhe vetë Yuri Kim

Blendi Fevziu: Që nuk do ketë asnjë post në qeveri, këtë i keni thënë?

Edi Rama: Atë që i kam thënë. Unë e kuptoj shumë mirë qëndrimin e SHBA-ve ndaj Tom Doshit dhe e kuptoj që nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Ilirin e Saliun e këta…sepse njëri është President, tjetri gruaja e Presidentit. Pastaj që ta dini ju, Tom Doshi është ëngjëll para Saliut, ëngjëll para Ilir Metës, ëngjëll para Monika Kryemadhit. Kaq kisha.

Blendi Fevziu: Na duhet të na thoni çfarë mendoni ju me fjalën ëngjëll. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY