ILIR SECI/ …24 Mars 1999

ILIR SECI/ …24 Mars 1999

112
0
Shares

Nga Ilir Seci (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

…atë kohe jetonim në Shkoder në lagjen Rus, edhe ate mbramje te 24 Marsit 1999 ishim ngulë para televizorit duke ndrrue kanalet me padurim, mbasi ate natë ishte ultimatumi i dhanë Millosheviçit nga aleatet në NATO…
-“Athue po e mbajne fjalen apo po shkon edhe ky kercenim si tana kercenimet tjera dhanë Millosheviçit ma përpara?” – kjo pyetje ma pershkonte mendjen me qindra herë në minutë…
…Nësa isha tue ndrrue kanalet televizive tanë nervozizëm, ndigjuem shperthimet e fuqishme në anen perendimore të Shkodres. Me vrap dolem në ballkonin e apartamentit ku banonim në katin e gjashte, qe kishte pamjen nga Shiroka dhe Taraboshi…Ne qiellin e nates vezllonin raketat tomahawk që po vinin nga Adriatiku, siç mesuem te nesermen po leshoheshin nga nendeteset ne brigjet shqiptare të Adriatikut…Po asgjesohej baza kunderajrore jugosllave e Shipshanikut në Mal te Zi. Fillimisht shtabi i NATO-s kishte vendose me neutralizue bazat kunderajrore serbo-malazeze, natyrisht logjike kjo. Kurre se harroj ndjesine që kam provue atë moment duke pa ato raketa që godisnin objektet serbo-malazeze…Nuk me vjen turp me e thanë që sytë me lot mu mbushën ato momente kur shihja raketat e Fuqive te Medha duke godite Crna Goren, po në ato brigje ku saktesisht 119 vjet ma perpara, po ato Fuqi te Medha kishin bombardue mbrojtesit shqiptarë të Ulqinit me i detyrue me u bashkue me Malin e Zi…Po ato Fuqi perveç Shteteve te Bashkueme te Amerikes. Si kishin ndrrue rolet – si thonë amerikanet “How the tables have turned” – se pikerisht prej amerikaneve kishin ndryshue ato role. Fuqite tjera europiane tashma në NATO ishin aty prape me bombardue por kesaj rradhe në anen e duhun të historise…
Çfarë momenti emocionues!
Momente të tilla njeriu i jeton shume rralle…brezni të tana munden me ardhe e me shkue pa e perjetue nje ngjarje me permasa epokale si nderhymja e NATO-s në anen tone. Mbas 119 vjetesh kishin ndryshue rolet – mbas 5 brezash. Nderhymjen e NATO-s me në krye Ameriken ata qe jane linde e rrite mbas asaj ngjarje epokale e kane te veshtire me e trete ne perceptim se sa epokale ka qenë…Per Universin shqiptar ajo ngjarje ka pase po ate impakt qe pati thyemja e pllakave tektonike te planetit tone që solli krijimin e kontinenteve…Bash e tille ishte sizmika e atyne ndryshimeve diplomatike.
Ishin puqë Yjet në Univers…me ardhe deri te ajo ditë, ndryshimin e kishin sjelle Shtetet e Bashkueme te Amerikes qe dolen si fuqi e pare ne bote mbas Luftes se Dyte Botnore dhe i vune vulen vendim-marrjes. Por Yjet ne kete rast kishin qene ne anen tone ne nji zinxhir ngjarjesh politike…Kur SHBA-te dolen me idene e bombardimit te ish-Jugosllavise, Bashkimi Europian gjindej i poshtenuem
Diplomatikisht para botës per deshtimet e njipasnjishme në parandalimin e gjenocideve në Kroaci e Bosnje, ushtaret hollandeze kishin lejue masakren e Srebrenices, po ashtu apatia e burokrateve te Brukselit kishte lejue Sllobodan Millosheviçin me shkue shumë lerg. Dhe BE mbas deshtimit kriminal në Bosnje po mundohej me restaurue prestigjin e vet.
Britania e Madhe mbas vitit 1997 qeverisej nga nji klase e re laburiste që po ashtu kerkonte me çdo mjet me hjekë damkat e akuzave per nderhymje te Beogradit ne zghedhjet britanike te vitit 1997, ku u provuen donacione financiare ne fushate nga ana e Millosheviçit, kush e ka ndjeke fushaten e zgjedhjeve ne Britani ne vitin 1997 e mban mend mire sa asht diskutue kjo.
Gjermania nga ana e vet, mbas bashkimit po kerkonte me ngulm me ndryshue imazhin e vet para opinionit botnor mbas damkosjes se turpshme prej nazizmit ne Luften e Dyte Botnore…Duhet kujtue se per here te pare mbas Luftes se Dyte Botnore trupat ushtarake gjermane jane lejue me dale jashte Gjermanie ne mision luftarak vetem ne Luften e Kosoves…ka qene nji moment historik per Gjermanine dhe Bundestag-u gjerman jane ngrite në kambe e kane duartrokitë gjate me ovacione firmosjen e ketij vendimi historik.
Franca nga ana e saj iu bashkue me gjysem zemre kesaj fushate sepse nuk ishte ma Franca e dikurshme kur gjeli i tyne i famshem u bante vezë te florinjta falë kolonive te shumta…me 1999 i duhej me ndjeke vijen politike gjermane diktue nga kredite e Dojçe Bank…perveç asaj edhe Franca kishte nevoje me ndreqe imazhin e vet para aleateve mbas nji nderhymje te turpshme ne fushaten e referendumit per pavaresine e Quebec-ut ne Kanada ku Franca loboi haptas pro shkeputjes. Gjithsesi pjesmarrja e Frances ishte thjesht simbolike sepse ma shume demtoi se ndihmoi, asht e provueme sot se ushtaraket franceze ne shtabin e NATO-s u percollen intel serbeve duke u dhane atyne kohe me largue logjistiken para se objektet te bombardoheshin…Franca damtoi edhe duke keqinformue pilotet aleate gjate fushates te cilet nga te dhana e tyne bombarduen karvane refugjatesh duke kujtue se po bombardojne paramilitare serbe maskue si refugjate. Francezët nuk ishin per tu besue ma në ate fushate dhe kam lexue disa libra nga ish-ushtarake pjesmarres ne ate fushate qe shkruejne se “nga fundi u ruheshim ushtarakeve franceze e nuk merrnim asnje vendim ne prani te tyne”…Te tane e mbajme mend se avionet franceze i paten leshue bombat ne territorin e Shqipnise ne vend qe te bombardonin destinacionet ne Serbi.
Fqinji yne ma i afert perendimor Italia mori pjese po ashtu në ate fushate..Ah Italia, ministri i jashtem italian Lamberto Dini aso kohe sa kishte ble hise ne telekomin e Jugosllavise se mbetun. E kujtoj si sot sa qenë terbue e majta italine pse ua bombardoi Amerika Serbine, sidomos marksistet si Bertinoti e Kosuta, që paten shkallue krejt. I kam pase ndjeke emisionet ne të tre RAI-it, RAI 1, RAI 2, RAI 3, i gdhinim ato netë duke ndjeke kanalet e hueja, kryesisht italianet, sidomos te Rai 2 e Rai 3, ku marksitet grusht bashkue rreth Internacionales shkumezonin e ftonin ne studio emigrante kurdë ne Itali, gjoja me balancue situaten “jane dhe kurdët”” ose kur ftonin sportiste ai basketbollistin serb Sasha që luente ne Itali, e tjera maskarada për te cilat vetem te majtet kujtohen.
Kur pritej me nise fushata e bombardimeve te NATO-s, parlamenti italian po diskutonte me i lejue apo jo avionet luftarake amerikane me u ngrite nga baza e Avianos, në territorin italian. Edhe aty majtistet e treguen fytyren e tyne hipokrite e anti-humane duke kercenue me prishjen e koalicionit qeveritar dhe me e çue Italine ne zgjedhje te parakohshme, para fushates se bombardimeve…Ne kete pike kercenimin e te majtes e pat neutralizue Silvio Berluskoni i cili u ngrit e tha – “Edhe pse kunder parimeve te mia, hyj une ne koalicion qeveritar dhe e mbaj kete qeveri derisa te kryhet fushata e bombardimeve”… Deklarim me te cilin Kavalieri e ka fitue perjete simpatine time e ish dashte me e gëzue perjete simpatine e çdo shqiptari te paturbulluem mendsh nga marksizmi…Gjithsesi ndersa parlamenti italian po diskutonte me lejue apo jo ngritjen e avioneve anerikane nga baza e Avianos, vijne e u thonë :
-“Ndalojini keto debate se avionet jane ngrite, kane bombardue e po kthehen pa u pyete ju aspak.”
…Rusia dhe Kina ishin kunder fushates 78 ditore qe gjunjezoi Serbine e Millosheviçit, ariu Rus ishte ende në letargjine e perestrojkes, kurse Kina ishte ende me dhambë qumeshti si fuqi asokohe. Kina me sa mundi e ndihmoi regjimin e Millosheviçit ate kohe, aq sa ua lejoi paramilitarëve te Arkanit me gjete strehe në ambasaden kineze në Beograd, gja të cilen Amerika nuk e lejoi dhe e goditi atë ambasade duke e quejte “gabim”…Kina që sot nuk e njeh Kosoven dhe vë veton kunder pranimit te Republikes se Kosoves në OKB, Kina që i shoh disa shqiptare që e lavderojne dhe e bien si shembull…
…Keshtu ka qene konstelacioni politik atë mbramje të 24 Marsit 1999, konstelacion që krijoi nji tjeter horoskop politik për ne shqiptaret në Ballkan…Amerika që e kishte shpëtue Shqipnine me 1919, 80 vjet ma vone e shpëtoi edhe Kosoven…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY