‘Watergate’ në Durrës, PS përgjon zyrat e LSI, ja pse përdoreshin pamjet

‘Watergate’ në Durrës, PS përgjon zyrat e LSI, ja pse përdoreshin pamjet

113
0
Shares

PS duket se ka përgjuar LSI në qytetin e Durrësit duke vendosur kamera të fshehta në zyrar lokale të partisë së Kryemadhit.

“Miniwatergate” ëashtë kryer nga djali i kandidatit të PS-së Lefter Koka i cili ka vënë kamera dhe përgjues pranë zyrave të kësaj force politike. Në fillim ishte policia që shpërndau një njoftim ku thuhej se një grua “me iniciale E.G. ishte konfliktuar me një person me iniciale Ç.K.”.

Në fakt bëhej fjalë për kryesuesen e listës së LSI-së për Durrësin, Elona Guri. Kjo e fundit doli në një konferencë për media ku tha se shkak për konfliktin ishte bërë zbulimi i kamerave dhe përgjuesve të vendosur me qëllim monitorimin e personave që hynin e dilnin këto zyra dhe që më pas ata të intimidohen dhe kërcënohen. Sipas LSI, dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin dhe kërcënoheshin nga Arbër Koka apo anëtarë të shtabit elektoral të tij. 

“U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit” – thuhet në njoftimin e LSI-së. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY