Sondazhi i Ora News/ Në Vlorë rrezikohet mandati i Ramës, në Tiranë...

Sondazhi i Ora News/ Në Vlorë rrezikohet mandati i Ramës, në Tiranë fiton opozita

6241
0
Shares

Janë publikuar gjetjet e sondazhit të Ora news në emisionon Temopra të Sonila Meços.

Lidhur me Tiranën, duket se “lufta” mes opozitës dhe mazhorancës do të jetë e ngushtë.

Sipas sondazhit të Notos në RTV Ora, 46-50% do të votonin për PS-së, pra një mesatare 48%.

Ndërkohë, koalicioni opozita 41-45%, me një mesatare prej 43%.

LSI-ja nga ana tjetër merr 5-9%, me një mesatare 7%.

Nisma Thurje, sipas sondazhit, merr 0-1%, ndërsa partitë e tjera 0.5-2.5%.

Në Tiranë shifra e të pavendosurve vazhdon të jetë e lartë dhe kap një shifër 26%.

Referuar rezultateve të Tiranës në vitin 2017 PS ka rënë vetëm me 0.2%, ndërsa PD është rritur me 8.4%.

Orientimi i votës në Vlorë:

Në Vlorë, Partia Socialiste konfirmohet si një forcë fituese me 59-63% të orientimit të votës, me një mesatare 61%.

Ndërkohë, koalicioni opozitar merr 31-35%, me një mesatare prej 33%.

LSI-ja nga ana tjetër luhatet në shifrat 3-7%, me një mesatare 5% në këtë qark.

Partitë e tjera luhaten me 0-2%, me një mesatare 1%.

Referuar shifrave të vitit 2017, PS është rritur me 1% dhe PD ka pësuar një rritje të ndjeshme me 7.7%.

Ndërsa LSI ka pësuar rënie me 6.2%.

Shifra e të pavendosurve në Qarkun e Vlorës kap një shifër prej 23%.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY