Në Yzberish s’kanë ndriçim dhe ujë të pijshëm, furnizohen me ujë pusi

Në Yzberish s’kanë ndriçim dhe ujë të pijshëm, furnizohen me ujë pusi

124
0
Shares

Banorët e zonës së njohur si KMY në Yzberish s’kanë ndriçim dhe ujë të pijshëm, tha landidati i PD, Belind Këlliçi.

Ata furnizohen me ujë pusi mirëpo taksat dhe faturat i paguajnë një më një.

“Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për ju, në vend të një qeverie që kujdeset për veten.

Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Ti dhe çdo qytetar i Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill.

Voto për ndryshimin, voto për shpresën, voto që ne të kemi fuqinë të ndryshojmë e të krijojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, apelon Këlliçi pasi ka konstatuar këtë regjim mesjetar në mes të Tiranës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY