LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin pushkët në Shkodër, një i plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin pushkët në Shkodër, një i plagosur

387
0
Shares

Një person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje më Shkodër. Ai quhet Mikel Fusha rapoetojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur ne rrugën Mark Lula dhe Fusha ka marrë një plumb në këmbë. Është identifikuar autori i plagosjes.

Mbrëmjen e sotme, në Shkodër, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur Mikel Fusha.

Në lidhje me këtë ngjarje nëna e të plagosurit pretendon se policia ka qenë në dijeni të një konflikti që e kishte zanafillën një javë më parë.

Në një prononcime për News 24, nëna e Mikel Fushës tregon se djali i saj është konfliktuar me autorin në lokalin ku punonte, rreth një javë më parë, dhe ai ka thyer tavolinat e biznesit.

Po ashtu ajo tregon se autori ka shkuar sërish sot në lokalin ku punonte Mikeli dhe më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Nëna e të plagosurit: Para një jave djali u konfliktua me autorin në lokalin ku punonte. Para një jave autori theu tavolinat në lokalin ku punonte Mikeli. Sot autori ka ardhur sërish te lokali me disa shokë. Policia ishte në dijeni për ngjarjen. m.k

Shkodër/informacion paraprak:

Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY