Arrestimi i Albert Zajës, si tentoi të fshihte në baltë ‘glock’...

Arrestimi i Albert Zajës, si tentoi të fshihte në baltë ‘glock’ e tij të shndritshëm

136
0
Shares

Albert Zaja i cili u arrestua sot në Nikël tentoi ti kargohej policisë dhe të fshihte në baltë një pistoletë.

Zaja ishte i rrethuar nga forcat RENEA në fshatin Larushk të Krujës, kur 37-vjeçari tentoi të largohej.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale  ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”. Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”. Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati  ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari. Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore  dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendndodhjen e një prej autorëve të vrasjes së  shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk  të Krujës,  Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale  ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Operacioni  vijon për kapjen e  autorëve të tjerë të kësaj ngjarje”, njofton policia e Durrësit.

Autorët e tjerë të shpallur në kërkim për ekzekutimin e Kastratit janë: Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushë Krujë; Elson  Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç,  banues në Tiranë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY