Shoferi i Çekiçit zbulon detaje të rëndësishme, megjithëse iku me vrap drejt...

Shoferi i Çekiçit zbulon detaje të rëndësishme, megjithëse iku me vrap drejt një rrugice

274
0
Shares

Është zbardhur dëshmia e shoferit personal të “Çekiçit” i cili ishte i pranishëm në momentin e vrasjes duke zbuluar detaje të rëndësishme për hetimin.

Shoferi është pa precedentë penalë, ndërkohë që vetëm prej pak kohësh punonte si shofer i “Çekiçit”. Mësohet se shoferi ka thënë përpara hetuesve se kanë qënë tre persona të përfshirë në atentat ndërsa ishin të maskuar, mëson gazetarja Kloida Gjuzi.

“Na zunë rrugën. Dola nga makina për t’i pyetur ç’kishin dhe sa lëviza pak hapa pashë brenda makinës burra të maskuar me shallë dhe kapuçë dhe njërin prej tyre me armë në dorë. U tmerrova, nuk pashë asgjë më shumë, por renda të shpëtoja veten.

Ika me vrap u futa në rrugicën përballë shkollës profesionale dhe sapo nisa të vrapoja dëgjova derën e makinës qe u hap. Kisha lëvizur shumë pak kur dëgjova zhurmën e të shtënave.

Nuk kisha fushëpamje, sepse u futa në rrugicë dhe më pengonte pjesa e pasme e shkollës. Po të qëndroja në makinë do më kishin vrarë. Unë nuk e di kush mund të ketë pasur konflikte me Mond Çekiçin”, mësohet të ketë deklatruar shoferi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY