TIRANË/ Rrahja tek rruga ‘Pandi Dardha’, 6 veta bënë për spital një...

TIRANË/ Rrahja tek rruga ‘Pandi Dardha’, 6 veta bënë për spital një të vetëm

294
0
Shares

Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

Të shtunën u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim L. N., 45 vjeç,pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhër ndalimi, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 26 vjeç, pasi ka vjedhur disa sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit G. R.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. S., 36 vjeç, E. D., 40 vjeç, B. R., 39 vjeç, dhe I.R., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

E. K., 33 vjeç dhe R. M., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY