Rama shpjegon pse përjashtoi Dritan Lelin nga PS

Rama shpjegon pse përjashtoi Dritan Lelin nga PS

412
0
Shares

Kryeministri Edi Rama shpjegoi sonte në Real Story se pse përjashtoi nga partia kryetarin socialist të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Pjesë nga instervista: 

Pyetje: Çfarë ka ndodhur me zotin Leli? Përveç asaj që dimë refuzimit të Dritanit për të qenë pjesë e listës?

Rama: Nuk ka ndodhur asgjë. Unë i kam kërkuar të përfshihet në skuadrën e Vlorës. Ai ka refuzuar dhe kaq.

Pyetje: Pse ka refuzuar? Pse duhet të meritonte këtë lloj ndëshkimi në një letër lexuar socialistëve më parë nga zoti Gjiknuri dhe mesazhi që ju dhatë në publik?

Rama: Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani. Ka qenë një mesazh që unë kam çuar, se nuk isha dot i pranishëm dje. Shumë i thjeshtë, shumë i shkurtër, pa asnjë ekuivok, që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin, kaq.

Pyetje: Përderisa parashikuat ta vendosnit në listë parashikuat se mund të kishte ndikim në elektorat? Nuk donte të ishte i përfshirë në fushatë?

Rama: Nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën problem që duhet të marrë minuta këtu. Kjo është një çështje e brendshme e jona dhe parim themelor për çdo skuadër që është një skuadër që synon të fitojë një ndeshje. Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk ka pse të jetë në skuadër. Kaq e thjeshtë është. Është shumë e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë që ministrja e Energjisë është në udhëtim, ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për investimin në transformimin e TEC të Vlorës.

I pyetur sërish për këtë çështje, Rama u shpreh shkurt: “Kjo temë është e mbyllur dhe i takon të djeshmes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY