Rrakacolli: Është ulur numri i rasteve me covid-19, masat dhanë efekt

Rrakacolli: Është ulur numri i rasteve me covid-19, masat dhanë efekt

178
0
Shares

Mira Rrakacolli, Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se ditëve të fundit ka pasur ulje të shtrimit në spitale.
Gjatë komunikimit me Kryeministrin Rama dhe ministren Ogerta Manastirliu, Rrakacolli foli për vizitën e ekspertëve turq në Tiranë, të cilët kanë parë nga afër situatën në spitale.
Ekspertët kanë vlerësuar se ulja e shtrimeve në spitale ka ardhur si pasojë e masave që janë ndërrmarë javëve të fundit.

“Kemi pasur mundësinë që të diskutojmë dhe të ndajmë eksperienca me kolegët turq. Gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin e tyre. Kemi diskutuar mbi situata epidemiologjike si dhe mbi masat e marra. Kemi shqyrtuar me vëmendje strategjinë e përballjes vjeshtë-dimër. Kolegët turq kanë pasur rastin të shkojnë edhe në terren, duke parë nga afër situatën. Kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë edhe për problemet në të ardhmen. Ka një ulje të numrave të të shtruarve në spital dhe pozitivitetit. Ekspertët e kanë vlerësuar si një vlerë e ardhur nga masat me nivel mesatar që janë marrë. Po vazhdojmë ta monitojmë situatën që të vazhdojmë ta kemi të kontrolluar. Ky takim do të ketë vazhdimësi në të ardhmen”, tha Rakacolli.

/DRONI.al/ l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY