“Po kjo ça ishte tani”. Çuçi e mëson në fshat se do...

“Po kjo ça ishte tani”. Çuçi e mëson në fshat se do të bëhej ministër

373
0
Shares

Ministri i Brendshem i ri, Bledi Cuci, nuk eshte konsultuar fare për detyren e re qe ka marre. Sikurse ben te ditur nje media online ne Tirane, Cuci e mori vesh nga ambasadori Soreca dhe ky i fundit nga lajmet.

Bledi Çuçi, ndodhej në Lushnjë së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Soreca në një tubim kushtuar bujqësisë dhe zhvillimit rural të quajtur “Evropa është këtu”. Pikërisht gjatë kohës kur zhvillohej ky aktivitet, kryeministri bëri publik dy emrat e rinj. Me stil dhe duke e përgëzuar, Luigi Soreca iu afrua Çuçit për ta përgëzuar për këtë ngritje në detyrë. Por të pranishmit panë se ai mbeti i hutuar, kujtoi për një moment se mos ishte një shaka dhe në fund nxori nga goja frazën: “Po kjo ça ishte tani”, raporton lapsi.al.

Edhe ndryshimet e kryera ne janarin e 2017 u bene pa konsultim. Te pakten ministrja e Shendetesise e mori vesh gjate nje aktiviteti ne spital pak sekonda para se te merrte fjalen gje qe i shkaktoi edhe shqetesime gjate fjalimit.

Ndersa Spiropali e mesoi gjate udhetimit ne makine ate cfare ‘Skenderbeu’ i dhuroi ate dite te ftohte. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY