KIE reagon ashpër për vrasjen e Rashës: Autoritetet të ndalojnë dhunën policore

KIE reagon ashpër për vrasjen e Rashës: Autoritetet të ndalojnë dhunën policore

45
0
Shares

Pas protestave në Shqipëri për vrasjen e të riut 25-vjeçar Klodian Rashës ka reaguar Këshilli i Evropës .
KIE thekson se duhet ndaluar dhuna policore dhe të mbështetet e drejta për lirinë e tubimit paqësor.

“Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në kontrollin e demostratave të policisë dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës”, tha Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, në një deklaratë të bërë sot, teksa shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e përplasjeve midis policisë dhe protestuesve. “Përdorimi joproporcional i forcës është raportuar gjithashtu në lidhje me demonstratat e tjera që u zhvilluan në Shqipëri në fillim të këtij viti”, shton ajo.

“Përgjigja ndaj pandemisë COVID-19 nuk u jep autoriteteve të drejtën për të përdorur forcën”, thotë Komisionerja. Në këtë kontekst, ajo vë në dukje përdorimin e gazit lotsjellës dhe mjete të tjera të fuqishme që kanë çuar në plagosjen e disa protestuesve dhe ndalime në shkallë të gjerë, përfshirë fëmijët. “Ndërsa e drejta për mbledhje paqësore mund të kufizohet për të mbrojtur shëndetin publik, autoritetet duhet të mbështesin parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në të gjitha rrethanat. Prandaj, shpërndarja e demonstratave për të vetmen arsye se ato shkelin rregullat e bllokimit, pa marrë në konsideratë masa më pak kufizuese, duhet të shmangen. Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre”.

Komisionerja rithekson që qetësimi i situatës duhet të bazohet në komunikim dhe bashkëpunim me organizatorët dhe pjesëmarrësit në demonstrata dhe duhet të synojë në de-përshkallëzimin e tensioneve. “Është thelbësore të sigurohet që oficerët e policisë që veprojnë në kontekstin e demonstratave të marrin trajnim të specializuar në menaxhimin e negociuar të asambleve dhe përdorimin proporcional të forcës”.

Autoritetet në çdo kohë duhet të demostrojnë tolerancën zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës .

Së fundmi, Komisionerja është e shqetësuar për ndalimin dhe sulmet e pretenduara ndaj disa gazetarëve që mbulojnë demonstratat. “Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të drejtës për t’u informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës ”.

/DRONI.al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY