Voltana Ademi padit policinë për shkatërrimin e zyrave të PS, Balla dhe...

Voltana Ademi padit policinë për shkatërrimin e zyrave të PS, Balla dhe Beqaj shkojnë në selinë e përdhosur

194
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kallëzon në prokurori drejtuesit e Policisë së Shkodrës nderkohe qe kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla dhe perfaqesuesi i PD ne Shkoder, Ilir Beqja shkuan ne seline e shkaterruar te PS ne kete qytet.

Voltana Ademi ka kallezuar policine se nuk nderhyri per te mbrojtur seline dhe per të qetësuar situatën kur disa të rinj të panjohur sulmuan selinë e Partisë Socialiste.

 “Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”– thuhet në kallëzimin e Kryetares së Bashkisë Shkodër ndaj drejtuesve të Policisë Shkodër.

Ademi kërkon procedim penal të punonjësve të policisë së Shkodrës dhe drejtuesve të këtij institucioni për veprën penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Nderkohe ne seline e shkaterruar kane shkuar Taulant Balla dhe Ilir Beqaj te cilet kane shprehur zemerimin e tyre. Balla tha se djegia e sendeve te selise eshte nje dhune e porositur nga Basha, Meta, Berisha, Kryemadhi. Sulmi eshte urdheruar nga PD ne Tirane, tha Balla ndersa shtoi se Kryemadhi eshte rekrutuese e te miturve./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY