Efektivi i Shqiponjave që qëlloi Klodianin, sot para gjykatës

Efektivi i Shqiponjave që qëlloi Klodianin, sot para gjykatës

116
0
Shares

Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit tre netë më parë Klodian Rashën do të marrë sot në mesditë masën e sigurisë në gjykatë.

Seanca në orën 13:30 ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit.

SHÇBA-së ka arritur në përfundim se polici veproi në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit dhe pikërisht neni 9 i Kodit të Procedurës Penale.

Sipas këtij neni personit i bëhet thirrje për të ndaluar. Më pas, paralajmërohet se do të qëllohet. Në rast se punonjësit të rendit i rrezikohet jeta, ai ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri, vetëm në pjesën e poshtme të trupit.

“Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar pjesët e poshtme të trupit.”

Klodian Rasha u qëllua dy herë nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY