Podujevë/ Grabitje parash nën kërcënimin e armës

Podujevë/ Grabitje parash nën kërcënimin e armës

37
0
Shares

Ditën e sotme ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”, Podujevë.

Në një prononcim për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato”, tha ai.

Përderisa kanë filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY