Përpjekjet për të marrë vaksinat Covid, ku është Shqipëria

Përpjekjet për të marrë vaksinat Covid, ku është Shqipëria

58
0
Shares

Kudo në botë kanë filluar përpjekjet për të siguruar vaksinën e Covid. Ndërkohë që Britania ka lajmëruar që do fillojë vaksinimin javën e ardhshme përmes vaksinës Pfizer dhe BioNTech, në fund të këtij viti pritet që me dhjetra milionë qytetarë në vende të ndryshme të vaksinohen, ndërsa në 2021 të vaksinuarit të jenë me miliarda.

Kina dhe Rusia janë shtetet që kanë ndërmarrë nismën për të krijuar vaksinat e tyre. Ndërsa shtetet e tjera deri më tani i kanë kthyer sytë për blerjen e vaksinave te AstraZenica që janë me dy doza e që deri më tani janë shitur 1.48 mld të tilla.

Janë mbi 80 marrëveshje të vendeve që kanë rënë dakord për të marrë vaksinën. Ato janë përfshirë vetëm nëse ka informacion në cilën kompani do prodhohej vaksina.

Shqipëria deri më tani rezulton të ketë siguruar 145 mijë vaksina që është sa për rreth 5.1% të popullsisë, gjithnjë nëse vaksina do të jetë me 1 dozë, jo me 2. Kjo do të thotë që Shqipëria është në të njëjtën linjë me Afganistanin sa i takon radhës për të siguruar një vaksinë. Kjo pasi kontratat janë nënshkruar më parë.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeminstri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se është nisur në drejtim të SHBA-së për të siguruar sa më parë vaksinën për Shqipërinë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY