Flet babai i efektivit të vrarë të FNSH zbulon konfliktin e dy...

Flet babai i efektivit të vrarë të FNSH zbulon konfliktin e dy viteve më parë në Lezhë: Kërkoi transferimin në Shkodër

288
0
Shares

Martin Prela  babai i efektivit të vrarë hedh dritë mbi një konflikit të tijin para dy vitesh, ndërsa shton se pikërisht për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër.
Ai kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë, në një intervistë për News 24.
“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri.
Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”,- shprehet babai i Xhuljo Prelës.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY