Arben Malaj i zemëruar me drejtuesit e PS: Boll me dhimbjen hipokrite...

Arben Malaj i zemëruar me drejtuesit e PS: Boll me dhimbjen hipokrite për Marko Bellon, e shpallët armik të partisë

178
0
Shares

Nje nga ish drejtuesit kryesore te PS, Arben Malaj i konsideroi mesazhet e drejtuesve te PS per vdekjen e Marko Bellos si mesazhe hipokrite. Ai u thote se e shpallen armik te partise dhe nuk e lejuan te angazhohej askund per te vendosur vlerat e Bellos ne funksion te vendit.

Reagimi i Arben Malaj:

Boll me hipokrizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem. Keshtu jeni sjelle me shume shqitare thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise. Pas nenit famkeq 24/1 qe largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet. Periudha juaj e Rilindasve te babezitur do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi.

Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e patriot te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles. U angazhua drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna. Ministria e financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte çdo proçedure ligjore e pushoj nga puna.

Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik. Heshti bashkeluftetari e bashkegazetari Braçe. Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret.

Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta ate keni qellimin e vetem ne jeten tuaj. Ju perligjni çdo vjedhje dhe abuzim sepse çdo njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht.

Boll me pangopësine tuaj! Boll me hipokrizine tuaj! Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj po i kushtoni shqiptareve te varfer. Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : ” Kurre mos u ngopshi” !! Arbeni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY