Mjeku Edvin Prifti: Jo të gjithë të intubuarit humbin jetën, si është...

Mjeku Edvin Prifti: Jo të gjithë të intubuarit humbin jetën, si është bilanci te kirurgjia e zemrës me të infektuarit edhe me covid

160
0
Shares

Prof. Dr. Edvin Prifti, shefi i kardiologjisë në QSUT, tha sot ne nje emision ne RTSH se jo te gjithe pacientet e intubuar vdesin. Ai rrefeu se si ne pavionin e tij kardiokirurgji, disa paciente ishin me covid, u operuan per zemer dhe disa u intubuan ndersa theksoi se pacientët me problemet e zemrës janë një target i madh i virusit.

Pacientët kardiakë janë një nga target. Covidi nuk është infeksion, është ai që vjen pas infeksionit. Kemi të bëjmë me një virus i cili shkakton në një përqindje pacientësh, një sëmundje që quhet koronavirus.

Virusi vetë nuk vret, por vret reaksioni ndaj këtij virusi. Në një përqindje të vogël, organizmi hiper-reagon duke shfaqur koronën. Ajo që identifikojmë me sy janë pacientët që nuk marrin dot frymë. Në një rast tjetër covidi vret në mënyrë imediate nëpërmjet krijimit të trombeve.

Unë mendoj se covidi vret më shumë pacientët kardiopat. Në një situatë të tillë, fluksi i pacientëve është i reduktuar.  

Në momentin që janë pozitiv, duhet të fillojnë kardio-spirinën. Nën drejtimin e mjekut duhet të fillojnë edhe anticoagulant nga 10 ditë deri në dy javë. Është më se e mjaftueshme.

31 pacientë të operuar kanë qenë me covid. Sigurisht janë pacientë që vijnë urgjenca dhe ne nuk e kontrollojmë dot dhe të sëmurët nga zemra duhen trajtuar në kohë rekord. Të gjithë dolën nga terapia intensive, katër prej pacientëve u intubuan dhe të gjithë shkuan në shtëpi.

Është një mesazh që është një sëmundje që do impenjim maksimal. Ne kemi një ekip reanimatorësh që bëjnë një ndjekje speciale. Pacientin e fundit e nxorëm pardje, një personel të spitalit”, theksoi dr. Prifti. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY