Hoti paralajmëron uljen në tryezë me partitë politike

Hoti paralajmëron uljen në tryezë me partitë politike

22
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të organizohet një tryezë me partitë politike për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Ai tha se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën kontestuese të deputetit Etem Arifi.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese. Unë besoj që shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim që të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Çdo vendim që del nga ajo gjykatë ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”, tha ai. Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje ku e ka kontestuar votën e deputeti Etem Arifi në zgjedhjen e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY