Gjykata dënon, Luan Dacin me 6 muaj burg

Gjykata dënon, Luan Dacin me 6 muaj burg

23
0
Shares

Ish gjyqtari e KPA-së Luan Daci i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Në vendimin e kësaj të marte gjykata ka vendosur 6 muaj burg për ish gjyqtarin.

Ky vendimi është shpallur nga gjyqtari Sandër Simoni, ndërkohë prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë një vit burg për ish anëtarin e KPA-së.

Ndërkohë avokati i ish gjyqtarit përmes një deklaratë e për mediat është shprehur se vendimi i gjykatës nuk është i drejtë.

Deklarata :

“Vendimi është i gabuar pasi në vendim u thanë faktet e përfshirë në protokollin e avokatit të popullit. Praktikisht nuk jemi para një dokumenti jemi para një precedenti të rrezikshëm. Ligji është i qartë dhe nëse deklarimi është bërë deklarim i rremë nuk është vepër penale. Ndërkohë procesverbaleve u mungon audio që ne e kemi kërkuar një gjë të tillë. Unë nuk mendoj se janë shpehur procesverbalet, por nuk janë të plota. Ne i qëndrojmë mendimit se nuk ka përgjegjësi penale dhe për këtë presim që ta bindim dhe Apelin për këtë fakt”, është shprehur avokati Daci.

Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

/DRONI/al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY