Hapet spitali Covid-4, Brataj:Na lini të bëjmë punën tonë,mos na bëni presion

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka kërkuar nga spitali Covid-4 që të mos ushtrohet presion ndaj mjekëve dhe stafit të shëndetësisë, pasi janë gati në çdo kohë për të punuar.

Çdo hallkë që shtohet është pjesë e shërbimit shëndetësor, ne nuk kemi të ndarë spitalet, 1, 2, 3, 4 apo  qendra kombëtare, jemi të gjithë shërbimi shëndetësor i Shqipërisë. Në çdo hallkë do të jemi gati. Vetëm bashkëpunimi me njëri tjetrin, nuk ka rrugë tjetër, thjeshtë të la lënë të qetë të punojmë në këtë pandemi, jo nën presion, të punojmë për pacientët” tha Brataj.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi mbrëmjen e sotme hapjen e spitalit Covid-4.                    “Në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit. Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë.

Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me armikun e padukshëm” u shpreh ajo.

Në 3 spitalet COVID po trajtohen 491 pacientë nga të cilët 32 në terapi intensive e 7 të intubuar.

e.h/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje