Ina Zhupa pranë banorëve të njësisë nr.8 Tiranë

Ina Zhupa pranë banorëve të njësisë nr.8 Tiranë

98
0
Shares

Zëdhënësja e Partise Demokratike Ina Zhupa bashkëbisedoi me banorin e njesisë nr.8 në Tiranë Arben Gjoka apartamenti i të cilit u demtua nga termeti i 26 Nëntorit.
Ai tha se shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.
“Erdhën ekspertët e Institutit të Ndërtimit dhe verifikuan, bënë ekspertizen e thelluar dhe nxorrën përfundimin që apartamenti është i pa banueshëm dhe ka dal DS4 .Ky dokument i shkoj dhe njësisë nr.8, por unë nuk kam përfituar absolutisht asnjë gjë nuk më kanë futur as në programin e rindërtimit , madje as për bonusin e qirasë . Tani unë s’e kuptoj se si mund të digjet njeriu me dokumentat e shtetit”, tha z.Gjoka.
Ai i kerkon shtetit shqiptar që të futet në programin e rindërtimit dhe të jepet një zgjidhje.

/DRONI.al/  l.b

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY