Franca fillon lehtësimin e masave/Macron: Më e keqja kaloi

Franca fillon lehtësimin e masave/Macron: Më e keqja kaloi

39
0
Shares

Më e keqja e valës së dytë të COVID-19 ka kaluar tanimë në Francë tha presidenti i vendit Emmanuel Macron ndërsa shtoi se pritet të lehtësohen masat anti-Covid.

Franca do të fillojë të lehtësojë masat e karantinës këtë fundjavë që deri në Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapen dhe njerëzit të mund të kalojnë pushimet me familjet e tyre.

Në një fjalim televiziv drejtuar vendit Macron tha që më e keqja e valës së dytë të epidemisë në Francë ka kaluar, por theksoi që restorantet, kafenetë dhe baret do të duhet të qëndrojnë të mbyllura deri në 20 janar për të shmangur shkaktimin e një vale të tretë.

Në vend u vendos një karantinë njëmujore në 30 tetor pasi vendosja e orës policore në qytetet kryesore franceze në mes të tetorit dështoi që të jepte rezultatet e pritshme.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY