Kakavija mbyllet nga greva e grekëve, cilat janë kategoritë që do mund...

Kakavija mbyllet nga greva e grekëve, cilat janë kategoritë që do mund të kalojnë nesër

73
0
Shares

Nisur nga dita e nesërme më datë 24 nëntor në orën lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, momentalisht e vetmja pika kalimi me Greqinë, do të jetë e mbyllur për shkak të grevës së palës fqinje.

Drejtoria e Doganave ka sqaruar me anë të një njoftimi cilat kategori mund të kalojnë nesër në Kakavijë.            Në njoftim thuhet që përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore  Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë. Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra. Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY