Presidenti ktheu ligjin e “Gjendjes Civile”, reagon Lleshaj:Asnjë qytetar nuk do të...

Presidenti ktheu ligjin e “Gjendjes Civile”, reagon Lleshaj:Asnjë qytetar nuk do të lëvizet nga adresa zgjedhore kundër vullnetit të tij

70
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur Presidentit Meta pasi ktheu ligjin “Për Gjendjen Civile ” duke ngritur shqetësimin që ky ligj synon të deformojë listat e zgjedhësve dhe të shtrembërojë votën e qytetarëve.

Lleshaj thotë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë nga ankesë nga qytetarët për lëvizjen nga qendrat e votimit dhe thekson asnjë qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore.

Reagimi i plotë:

Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë. Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania.

Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve.

Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë: ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore.                                        ASNJË!

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY