KLP publikon dy listat, prokuroret per KED dhe ata qe nuk plotesuan...

KLP publikon dy listat, prokuroret per KED dhe ata qe nuk plotesuan kriteret

82
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi sot listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjorejane:

I) Prokuroria e Përgjithshme 1. Olsian Çela 2. Thoma Jano, 3. Adnan Xholi, 4. Alfred Progonati, 5. Alma Muça, 6. Anila Leka, 7. Kudusi Shahu, 8. Kujtim Luli, 9. Sokol Stojani

II) Prokuroritë e Apeleve 1. Ludovik Dodaj, 2. Moisi Duda, 3. Gjon Fusha, 4. Genti Xholi, 5. Fatjona Memcaj, 6. Arben Qosja, 7. Altin Binaj, 8. Enrik Haxhiraj, 9. Kleanth Zeka.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi edhe  listën e kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroria e Përgjithshme 1. Arqilea Koça

II) Prokuroritë e Apeleve 1. Alfred Agolli, 2. Rozeta Qirjaqi, 3. Irma Balli, 4. Elvin Gokaj, 5. Edmond Hyka 6. Brahim Dragjoshi.

“Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. 7. Pelivan Malaj, ky prokuror nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “dh”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

Lista me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë”, njoftoi KLP. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY