EMRI/ Kapet i kerkuari nderkombetar, denuar ne Itali per vepra kriminale

EMRI/ Kapet i kerkuari nderkombetar, denuar ne Itali per vepra kriminale

76
0
Shares

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia e Tiranes.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY